Sukseset e para ne bashkepunim me MAC Prizren!

Ne kuader te nje partneriteti te rendesishem me MAC Prizren, Shkolla Digjitale ka nisur me sukses zhvillimin e kursit te rregullt te programimit ne hapesirat moderne te ketij institucioni ne Prizren. Kursi synon te ofroje njohuri praktike dhe teorike per fushen e teknologjise, duke u mundesuar nxenesve nje eksperience te pasur mesimore dhe mjedis te pershtatshem per zhvillim profesional. Jemi te lumtur te njoftojme se grupet e para tashme jane certifikuar me sukses, duke perfunduar me sukses fazen e pare te kursit dhe duke treguar perkushtim, disipline dhe pasion per programimin. Ky bashkepunim shenon nje hap te rendesishem drejt zgjerimit te mundesive per te rinjte qe duan te hyjne ne boten e teknologjise dhe programimit, dhe ne jemi krenare per cdo hap qe po behet drejt nje te ardhmeje digjitale. Urime te gjithe pjesemarresve dhe suksese ne vazhdim!
Nuk ka komente ende. Behu i pari qe komenton!