Logo




Nga praktika në projekt real: Zhvillimi i webfaqes së Shkollës Digjitale Prizren

Blog Image

Me shumë kënaqësi prezantojmë punën dhe përkushtimin e praktikantëve tanë, të cilët kanë kontribuar në zhvillimin e webfaqes së Shkollës Digjitale Prizren. Ky projekt është realizuar përmes bashkëpunimit në ekip dhe përdorimit të teknologjive moderne të zhvillimit të web-it.

💻 Front-End Development Praktikantët që kanë punuar në pjesën e Front-End: 1. Elda Gacaferi 2. Erza Gacaferi 3. Valart Krasniqi 4. Tarik Ajvazi

Ata kanë përdorur teknologjitë dhe gjuhët programuese si HTML, CSS, JavaScript, React dhe framework-e të ndryshme për të ndërtuar ndërfaqen moderne dhe funksionale të webfaqes. Zhvillimi i pjesës së UI (User Interface) ka zgjatur rreth 3 muaj, ku praktikantët kanë punuar në ekip për të krijuar një eksperiencë të qartë dhe të lehtë për përdoruesit.

Në këtë pjesë të webfaqes, vizitorët mund të gjejnë: • Informacione rreth mësimeve dhe programeve të shkollës • Aktivitetet dhe eventet që organizohen në Shkollën Digjitale Prizren • Storitë e suksesit të nxënësve • Blog-un me lajme dhe aktivitete të ndryshme • Faqen Regjistrohu, ku nxënësit mund të regjistrohen në kurse • Faqen Kontakt, për komunikim dhe informacione shtesë

⚙️ Back-End Development Praktikantët që kanë zhvilluar pjesën e Back-End: 1. Raes Zogaj 2. Hanan Smani Në këtë pjesë janë përdorur teknologjitë PHP dhe MySQL, ndërsa zhvillimi ka zgjatur rreth 5 muaj.

Back-End përfshin sistemin e Admin Panel, i cili mundëson menaxhimin e plotë të përmbajtjes së webfaqes. Përmes këtij paneli mund të menaxhohen: • Kurikulat dhe programet mësimore • Aktivitetet dhe eventet e shkollës • Projektet e nxënësve • Blog dinamik me mundësi të pakufizuar për shtim tekstesh dhe fotografish • Sistem për aprovimin e komenteve para publikimit • 2-Step Verification për rritjen e sigurisë • Menaxhim i personalizuar i çdo seksioni të faqes

Gjithashtu, të gjitha regjistrimet që bëhen nga pjesa Front-End shfaqen dhe menaxhohen në Admin Panel. Paneli është ndërtuar për të qenë shumë i thjeshtë në përdorim, pa nevojë për ndërhyrje në kod, pasi funksionon me sistem Drag & Drop për menaxhimin e përmbajtjes. 👏 Falënderojmë praktikantët për përkushtimin dhe punën e tyre në këtë projekt, i cili kontribuon në zhvillimin dhe prezantimin më të mirë të aktiviteteve të Shkollës Digjitale Prizren.

Komente (0)

Lini komentin tuaj

Nuk ka komente ende. Behu i pari qe komenton!

Footer