Kursi i platformes Scratch eshte nje planprogram i krijuar enkas per femijet e moshes 8-11 vjeç, te cilet deshirojne t’i mesojne hapat e pare ne programim dhe te shprehin kreativitetin e tyre duke krijuar lojera 2D. Nxenesit me ndihmen e konceptit te programimit vizual dhe duke perdorur “blloqe virtuale” ne vend te kodit, do te jene ne gjendje te zhvillojne jo vetem te menduarit logjik, por edhe logjiken e programimit si dhe aftesite e tyre krijuese. Gjate ketij programi, ata do te zhvillojne projekte praktike dhe do te mesojne se si te dizajnojne dhe krijojne lojerat dhe animacionet e tyre, gje qe ju mundeson nxenesve te ndertojne nje baze te forte per mesim ne te ardhmen.